Ndahet nga jeta ish deputeti dhe kryetari i Velipojës, Pashko Ujka ....

Ndahet nga jeta ish deputeti dhe kryetari i Velipojës, Pashko Ujka . Detajet e atentatit dhe pistat

96
0
Shares

Ndahet nga jeta në spital ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka, pasi u qëllua me armë zjarri këtë mbrëmje në qendër të qytetit të Shkodrës.

Persona ende të panjohur kanë qëlluar me silenciatornë drejtim të 64-vjeçarit teksa ky i fundit po dilte nga banesa.

Mësohet se një prej plumbave e ka kapur në zonën e shtyllës kurrizore dhe më pas pësoi një arest kardiak.

Ai ka qënë bashkë me të shoqen ndërkohë që kjo e fundit nuk ka ndjerë asgjë veçse kur ka parë të shoqin të shtrirë.

Më herët familjarët e të ndjerit kanë bërë thirrje për për dhurim gjaku në mënyrë që të shpëtojnë jetën e 64-vjeçarit.

Kjo është hera e tretë që qëllohet me armë zjarri në drejtim të Pashko Ujkës, ku atentati rezultoi fatal për jetën e tij.

Kujtojmë që Pashko Ujka ka qenë kryetar komune në vitet 2011-2015, dhe nga dyshimet e para plagosja mund të lidhet me kohën kur ka ushtruar detyrën si kryetar komune, por edhe me disa borxhe që janë akumuluar vitet e fundit.

Pashko Ujka ka qënë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka qenë pjesë e Partisë Aleanca Demokratike dhe Partisë Demokristiane të Nard Ndokës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY