Pashko Ujka i cili u plagos këtë mbrëmje në Shkodër ka drejtuar komunën e Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS. Ai ndërkohë ka qenë dhe në krye të ekipit sportiv Ada.
Ndaj Ujkës është qëlluar me disa plumba ndërsa ai ndodhet në spital.
Janë ngritur pika kontrolle në hyrje dhe dalje të Shkodrës për të bërë të mundur kapjen e autorit/autorëve.
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/