Dy viktimat në Golem të Kavajës kishin një marrëdhënie mes tyre që nuk njihej nga familjarët. Gruaja, Anila Llulla ishte denoncuar si e humbur nga i biri në Tiranë që më 25 nëntor ndërkohë që i biri i Mihal Janit e kishte denoncuar zhdukjen me 26 nëntor.
Pas denoncimit policia ka shkuar në apartamentin e Mihalit në Golem duke shpërthyer derën duke gjetur të dy burrë e grua pa jetë dhe pa shenja dhune.
Një burrë dhe një grua humbën jetën për shkak të asfiksimit nga gazi.
Ata janë pa shenja dhune në trup, dhe emrat e tyre janë Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Golem të Kavajës, në një banesë në katin e dytë të një pallati.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/