Përplasja e dy trageteve në Durrës ka rrezikuat jetën e disa qindra pasagjerëve që ishin nisur drejt Italisë. Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ardi Veliu tha se do të merren masa për të mos pasur të tilla incidente.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Zëvëndësministëri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ardi Veliu, ka qenë i pranishëm sot në porti e Durrësi për të analizuar shkaqet që sollën përplasje e dy trageteve.
Sipas tij, faktori kryesor që solli në përplasjen e dy trageteve ka qenë moti i keq dhe dallgët e detit 6-7 ballë.
“Mbrëmë gjatë natës ka ndodhur një incident në akuariumin e Portit të Durrësit. Me porosi të veçantë të zonjës ministre sot së bashku me drejtorin e portit dhe me drejtorin e përgjithshëm të detarisë kemi zhvilluar një analizë në lidhje me këtë incident. Ka pasur një avari të vogël gjatë daljes nga akuariumi të 2 trageteve. Ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Bëmë një analizë për të evidentuar se çfarë nuk ka funksionuar mirë apo për të identifikuar problematika të cilat mund të kenë ndodhur gjatë kësaj manovra me qëllim eliminimin për ta bërë Portin e Durrësit sa më të sigurt.
Gjatë manovrës që ka bërë trageti për të dalë nga akuariumi, duke parë edhe kushtet atmosferike që kanë qenë shumë të këqija, forca e detit ka qenë mbi 6 ballë brenda në akuarium dhe më shumë se 7 ballë jashtë. Kjo ka qenë faktor që e ka bërë të vështirë veprimin e duhur të kapitenit për të shmangur incidentin”, tha Veliu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/