Incidenti pranë Covid3, Manastirliu: Të gjithë shëndosh e mirë, puna në spital...

Incidenti pranë Covid3, Manastirliu: Të gjithë shëndosh e mirë, puna në spital nuk është cënuar

37
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shkuar në vendgjarje, menjeherë pas incidentit të ndodhur në një prej ambienteve mbështetëse pranë spitalit Covid-3 në QSUT, ku siguroi se situata është e qetë dhe pa pasoja që cënojnë punën në spital.

“Është një incident që ka ndodhur në zonën e gjelbër, aty ku janë shërbimet mbështetëse, nuk është e lidhur me 3 pavionet e spitalit Covid-3. Dua të siguroj që janë të gjithë shëndosh e mirë. Incidenti ndodhi jo në zonat e pavioneve, pra në këtë zonë të strukturës së ish-Kirurgjive, ku nuk ofrohet shërbim. Masat janë marrë në kohë dhe situata është në kontroll”, tha Manastirliu.
E pyetur për shkakun e kësaj ngjarje, Ministrja Manastirliu u shpreh se organet kompetente po vlerësojnë të gjitha pistat.
Incidenti ka ndodhur paraditen e sotme, në një dhomë të ambienteve mbështetëse në koridorin hyrës, në mjediset pranë spitalit Covid-3. Stafi mbështetës e ka identifikuar menjëherë dhe gjithçka është shuar në pak kohë. Aktualisht po vlerësohet shkaku i kësaj ngjarje nga organet përkatëse, por puna në spital nuk është cënuar dhe nuk ka patur asnjë rrezikshmëri për personelin dhe pacientët. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY