SPAK mbyll hetimet për kandidatin për deputet, Etion Joka akuzohet për korrupsion...

SPAK mbyll hetimet për kandidatin për deputet, Etion Joka akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje

56
0
Shares

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar, SPAK ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.131/2021,për veprat penale Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, bazuar në pamjet filmike tëtransmetuara në datën 23 Prill 2021 në median audiovizive, konkretisht në kanalin televiziv “Top News”.

Nga të dhënat e përfituara nga pamjet filmike, si dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, rezultoi e provuar se: shtetasi Etion Joka, kandidat për deputet nëQarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, i ka ofruar një shumë prej 100 (njëqind) USD, shtetasit Elis Babo, në këmbim të sigurimit të votave.

Në përfundim të hetimeve në datë 26.11.2021, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalim për gjykim dhe aktet e procedimit penal Nr. 131/2021, ndaj të pandehurve:

1. Etion Joka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale Korrupsioniaktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

2. Elis Babo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale Korrupsionipasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY