Tv Ora ka publikuar të dhënat e sondazhit Noto në lidhje me situatën në PD dhe përballjen mes foltores dhe kryesisë së PD.
Të pyetur se cili ka më shumë aftësi për të fituar zgjedhjet e ardhshme, Basha apo Berisha, shqiptarët janë përgjigjur në favor të Berishës.
Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora rezulton se 40.6% e të anketuarve kanë besim se një gjë të tillë do ta bëjë Berisha.
Ndërkohë, për Bashën kanë votuar se mund ta bëjë këtë gjë vetëm 17.5% e qytetarëve.
Nga ana tjetër, 41.9% e qytetarëve janë përgjigjur se asnjëri prej tyre nuk e bën një gjë të tillë.
Nga ana tjetër, zgjedhësit e PD-së, në 68.5% të tyre përgjigjet se Berisha mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe vetëm 28.8% e tyre janë shprehur pro Bashës.
Në rang anëtarësh, 88.3% e demokratëve anëtarë dhe 88.7% e votuesve, po ashtu e kanë këtë besim te Berisha.
LSI-istat përgjigjen në 76.7% të tyre me “nuk e di” ose që asnjëri prej tyre nuk e bën diçka të tillë. m.k, ora news
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/