Xhelal Mziu inspekton punimet në Babrru e Paskuqan: Në proces 40...

Xhelal Mziu inspekton punimet në Babrru e Paskuqan: Në proces 40 projekte

69
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, z. Xhelal Mziu, ishte i pranishëm në inspektimin e punimeve për rivitalizimin urban të qendrës së Babrroit. Duke folur para banorëve të zonës, z. Mziu i siguroi ata se me investimin e sotëm, Babrroi do të kthehet në një qytet më të këndshëm për ta. “Siç e shihni, jemi në inaugurimin e rivitalizimit të qendrës së Babrroit. Mbaj mend si dy vite më parë, në komunikimin që kam pasur me banorët e këtyre pallateve, ishin mosbesues për rivitalizimin si dhe për ujin, rrugën, për ndriçimin, gjelbërimin, por në këto dy vite Bashkia e Kamzës nuk ka qenë në kushte komode si të gjitha bashkitë e tjera, sepse mbështetja e qeverisë ka munguar. Plot 135 projekte kemi paraqitur për t’u financuar nga qeveria qendrore dhe, në fakt, asnjë projekt nuk është financuar. Kemi dërguar edhe këtë investim që po bëhet, kemi dërguar edhe rrugën kryesore. Të mos harrojmë që ky investim që po inaugurojmë kushton jo pak, por 1 miliard e 400 milion ose më tepër sesa 1 milion euro, që do të bëhet me taksat që paguajnë familjarët dhe me taksat që paguajnë bizneset.
Është edhe rruga kryesore “Demokracia” që ka një gjatësi prej 7 km dhe që i kushton jo pak bashkise, por 2 miliardë e 600 milionë lekë ose e thënë ndryshe 2 milionë euro. Janë edhe 20 e sa projekte të tjera rrugësh dhe më shumë sesa 20 projekte të tjera kanalizimesh, të cilat kanë filluar që para 6 muajsh dhe janë në investim e sipër dhe në prokurim e sipër dhe që të gjitha këto kushtojnë jo pak, por kushtojnë më shumë sesa 7 miliardë lekë, të cilat kanë ardhur pjesërisht nga taksat e familjarëve dhe të bizneseve në zonën e Paskuqanit, por kryesisht nga ato të Kamzës.
Unë kisha premtuar që Paskuqani do të ishte motivi kryesor i punës së Bashkisë në katër vitet që do të vijnë dhe më shumë sesa 70% e buxhetit të Bashkisë ka ardhur në Paskuqan dhe këtë e kam bërë se zona e Paskuqanit është shumë mbrapa me investime krahasuar me Kamzën edhe me Bathoren. Unë e konsideroj një zonë që është shumë vitale, shumë e domosdoshme për t’u zhvilluar. Sot kemi filluar këtë investim me një kompani mjaft serioze. Ju do të jeni dëshmitarë, në më pak se 4-5 muaj do të kthehet në një qendër qyteti që do të tjetërsohet edhe me rrugë, edhe me trotuare, edhe me ndriçim, edhe me gjelbërim, edhe me rivitalizim pallatesh, çfarë do të thotë që do ta bëjmë një qytet më të këndshëm”, – tha ndër të tjera në fjalën e tij kryebashkiaku Mziu. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY