PSE NDODHI AKSIDENTI TRAGJIK/ “Autobusi po ecte me 100 km/orë, goditi në...

PSE NDODHI AKSIDENTI TRAGJIK/ “Autobusi po ecte me 100 km/orë, goditi në një objekt, u dogj për 3 minuta”

305
0
Shares

Janë formuluar pistat e para të aksidentit tragjik që ndodhi në sot në mëngjes në Bullgari ku 46 persona mes tyre shumica shqiptarë të Maqedonisë gjetën vdekjen.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën edhe shoferi, ndërkohë që raportohet se ishte e pamundur hapja e dyerve të mjetit pasi autobusi u përfshi në flakë. 7 persona ia dolën të dalin nga dritaret dhe ndodhen në spital, me dëmtime dhe djegie në trup.

Drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar, Borislav Sarafov, thotë se shkak mund të jetë bërë një gabim njerëzor, problem teknik në mjet. Një tjetër version është që shoferin mund ta ketë zënë gjumi.

Kreu i Institutit për Siguri Rrugore dhe ish-drejtues i Policisë Rrugore,Bogdan Milçevit, tha se shkak mund të jetë dhe një atak në zemër apo ndonjë problem tjetër që mund ti ketë ndodhur shoferit duke bërë që ai të humbasë kontrollin e automjetit. Ai gjithashtu shprehet se në Bullgari është dhe shpejtësia më e lartë e lejuar pavarësisht rrugëve.

Një tjetër eksperte e sigurisë rrugore, Diana Rusinovës, deklaron se shkak mund të jetë mungesa e sinjalistikës në rrugën ku ndodhi tragjedia. Ministri i Brendshëm i Bullgarisë Boyko Rashov tha se një aksident të ngjashëm nuk i kishin parë sytë.

“Pamjet janë rrëqethëse. Detajet e tragjedisë duhet të hetohen. Është e vështirë të shohësh atje, shumë e vështirë. Nuk e di nëse duhet të tregojmë detajet në këtë moment. Nuk kisha parë asnjëherë diçka të ngjashme. Njerëzit janë kthyer në hi”, tha ai.

“Shpejtësia dhe  çorientimi i shoferit me gjasë kanë shkaktuar aksidentin e autobusit me 45 viktima në afërsi të Bosnekut. Këtë e ka thënë për bTV sekretari i Këshilli Rajonal i Sigurisë së Pernikut Vasko Pirgov, i cili ishte në vendin e aksidentit së bashku me oficerët e parë të policisë dhe zjarrfikësit, shkruan BTV.

Sipas tij, mjeti është ndalur në një pikë karburanti, e cila është vetëm 20 minuta larg nga vendi i tragjedisë dhe është e pamundur që shoferi të ketë qenë në gjumë ndërsa “trotuari është perfekt.”

Sipas Pirgov, shoferi me siguri ka vozitur me shpejtësi të papërshtatshme dhe është çorientuar, se ka qenë duke vozitur në korsinë e djathtë në zonën e kthesës së shatërvanit në anë të rrugës.

“Autobusi ka goditur me gomën e përparme djathtas në një shenjë që fluturoi 45 metra përpara. Rruga ishte perfekt, autobusi nuk mund të kishte rrëshqitur. Nuk ka distancë ndalimi”, theksoi ai

Sipas tij, autobusi ka lëvizur me mbi 100 km/orë dhe shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate. Me siguri gjithçka ka shpërthyer përfshirë edhe rezervuarin e karburantit, që në goditjen e parë. Gjatë fërkimit të metalit me metalin janë prodhuar shkëndija. Zjarri filloi nga përpara, ku sipas policisë, në gomat rezervë kishte tuba vaji: “Aty ku ka ndodhur nxemja, prej aty ka filluar zjarri … Rruga ishte e mbushur me naftë”.

Sipas Vasko Pirgov, shumica e viktimave me siguri janë ngulfatur. “Unë supozoj se për 2-3 minuta autobusi u dogj”, tha ai. Pjesa e përparme e autobusi është djegur plotësisht dhe  llamaria është shkrirë.

Aksidenti ka ndodhur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi është i kompanisë “Besa Trans” e regjistruar në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY