Është arrestuar ish-kryeinspektori i IMT-së së Elbasanit sëbashku me një inspektor në këtë qytet me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Deri tani janë shoqëruar 5 zyrtarë të bashkisë së Elbasanit, të cilët kanë qenë pjesë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan.
Mësohet se personat në fjalë kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti.
Ndërkohë në Tiranë janë me dhjetra e dhjetra objekte pa leje që janë ndërtuar 5-6 vitet e fundit në hapësira publike apo të përbashkëta të pallateve nën kujdesin e policisë bashkiake dhe IMT në Tirane duke shtuar këtu edhe komisarët në 6 komisariatet e Tiranës.
Duhet të shkojnë në pranga ish drejtorë dhe drejtorë të policisë bashkiake, të IMT së Tiranës dhe ish komisarë e komisarë që drejtuan komisariatet në Tiranë. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/