Eksperti: Loja në tik tok që kërcënon jetën e adoleshentëve. Si u...

Eksperti: Loja në tik tok që kërcënon jetën e adoleshentëve. Si u vra 13 vjeçari në Lushnjë

62
0
Shares

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço fajëson një lojë në tik tok për vdekjen e një 13-vjeçari në Lushnjë para tri ditësh. Ai u var brenda në dhomë, pas një videoje që po realizonte për ta postuar në tik tok.

“Fatkeqësisht ajo vrau sërish në Shqipëri. Loja “Blackout Challenge” në Tik Tok, mori jetën e dytë të një të mituri 13 vjeçar në Lushnjë, ndërsa një 10 vjeçar në Shkodër vdiq vetëm 6 muaj më parë. Loja e mallkuar është ende e panjohur për autoritetet tona.

Ajo po nxit në mënyrë kriminale fëmijët të asfiksohen për zbavitje dhe garë midis tyre. Kjo duhet ndaluar me çdo kusht, siç po bëjnë shumë shtete evropiane.

Apel prindërve të jenë vigjilent…. Apel gazetarëve për sensibilizim publik….”,shkruan Karamuço në postimin e tij në rrjetet sociale.

13-vjeçari nga fshati Golem i Madh i Lushnjës, u dyshua fillimisht se ka humbur jetën për shkak të një sfidë që realizohet në aplikacionin në Tik-Tok.

I mituri shkruante se “vetmi nuk do të thotë të jesh vetëm, por të kesh një zemër të vetmuar”, “jeta ime është mbushur me errësirë, prandaj unë rri në errësirë”. Ndërkohë në një tjetër video shkruante; “jetë pa lidhje, probleme pa zgjidhje, botë me shumë ngjyra, njerëz me dy fytyra”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY