Të gjitha makinat me timon anglez do të ndërrojnë krahun, një grup...

Të gjitha makinat me timon anglez do të ndërrojnë krahun, një grup do të bllokohet

154
0
Shares

Të gjitha mjetet me timon anglez të cilat qarkullojnë në Shqipëri, do të bllokohen duke nisur nga ato që janë targuar pas marsit të vitit 2015 dhe që kanë ende sistem drejtimin në krahun e djathtë, deklaron drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe.

Shkak për këtë masë, sipas ekspertëve, është bërë shtimi i aksidenteve rrugore dhe në Kodin Rrugor është ndaluar me ligj importimi i automjeteve me timon anglez.

Çdo mjet që është targuar pas 21 marsit 2015 dhe dhe qarkullon ende në rrugë me timon anglez, është në shkelje flagrante të Kodit Rrugor.Makina, do bllokohet, futet në alert, futet në listën e zezë, nuk do kalojë dot kolaudimin.

“Të gjithë ata që vazhdojnë të abuzojnë në këtë mjet si në momentin e parë të targimit deri sot, nëse i ofrojnë shërbim në mënyrë të paligjshme, janë subjekt i kallëzimit për ndjekje penale. Tashmë vetëm në muajt e parë të kolaudimit ne kemi kapur shumë raste. Vetëm javën e shkuar ne kemi njoftuar për largim nga detyra 10 punonjës të DPSHTRR të cilët në vite të ndryshme kanë abuzuar me mjetet të cilat sot janë në rrugë me timon anglez në kundërshtim të hapur me ligjin. Këta njerëz do humbin vendin e punës, do përballen me organet e drejtësisë. Auditi po punon me evidentimin e këtyre mjeteve”, deklaroi Gonxhe. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY