Daja i Matias hyn në spital, tenton të vrasë babain polak që...

Daja i Matias hyn në spital, tenton të vrasë babain polak që i vrau nipin e tij

77
0
Shares

Daja i vogëlushit Matias vrarë në Itali pak ditë më parë tentoi sot të vriste te atin e tij i cili ndodhet në spital.

Daja shqiptar i djalit të një polaku të pashpirt që vrau të birin, kalonte pasdite të tëra me nipin e tij të preferuar, e shoqëronte në shkollë dhe luante me Matias, 10 vjeçarin me origjinë shqiptare që u vra në Viterbo të Italisë.

Të dielën në mëngjes, daja i vogëlushit hyri i armatosur me thikë në spitalin ku babai i Matias, polaku Mirko Tomkow ndodhet ende në spital dhe ruhet pasi u gjet pa ndjenja në banesën ku kishte vrarë djalin e tij.

Më thuaj ku është Mirko, që ta vras ​​menjëherë”, u tha daja i Matias rojeve të sigurimit të Belcolle, të cilët menjëherë thirrën karabinierët.

Daja i fëmijës së vrarë është rrethuar dhe çarmatosur nga efektivët. Më pas u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Tani rrezikon të denoncohet, shkruajnë mediet italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY