Përgjigja shokuese që mori Ardit Gjebrea sot gjatë një telefonate në ‘E...

Përgjigja shokuese që mori Ardit Gjebrea sot gjatë një telefonate në ‘E diela shqiptare’

195
0
Shares

Një ngjarje e papritur ndodhi mbrëmjen e sotme në emisionin “E Diela Shqiptare” teksa moderatori Ardit Gjebrea ka telefonuar njërin prej fituesve.

Nga ana tjetër e telefonit përgjigja ka qenë shokuese. Atje u përgjigj një grua dhe jo burri që kishte blerë biletën e telebingos.

Ardit Gjebrea: Mirëmbrëma, zotin Tosun ku e kam?

Zonja: Ka ndërruar jetë.

Ardit Gjebrea: Çfarë thua? Po kur?

Zonja: Sot në mëngjes…Kush jeni juve?

Ardit Gjebrea: Jam pa fjalë! Unë jam Ardit Gjebrea, ju marr nga “Telebingo”. Ai ka blerë biletën e “Telebingos” dhe ju po më jepni këtë lajm! O sa keq po më vjen! Ju shpreh ngushëllime!

Ardit Gjebrea: A mund të ju marr… unë po e ruaj këtë biletë dhe unë nuk do të doja që ne të luanim sot dhe unë do ju marr në telefon dhe do e lëmë që të luajmë një javë tjetër në telefon pasi ju të kaloni këtë dhimbje. A e bëjmë kështu?

Zonja: Po, shumë faleminderit.

Ardit Gjebrea: Ngushëllime nga ana jonë familjes tuaj dhe qoftë i Parajsës, Ngushëllime! Mirupafshim.

Kjo është jeta dhe të mendosh se një ditë askush që është këtu nuk do të jetë më, e keni menduar ndonjëherë? Çdonjëri nga ne dhe çdokush që po më dëgjon tani nuk do të jetë më dhe këtë moment reflektimi, Zoti na e solli jo pa arsye. Jetën duhet ta jetojmë të lumtur, të gëzuar, të bëjmë mirë, të heqim çdo të keqe dhe vetëm dashuria të mbizotërojë kudo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY