Britania këmbëngul: Është në tryezë çështja e marrëveshjes për kamp emigrantësh më...

Britania këmbëngul: Është në tryezë çështja e marrëveshjes për kamp emigrantësh më Shqipëri

68
0
Shares

Priti Patel, sekretarja e Brendshme britanike ka këmbëngulur se “gjithçka është në tryezë” për planet për të përpunuar azilkërkuesit në det të hapur, pasi ministrja tha për The Times se ishin në bisedime me Shqipërinë, shkruan sot e përditshmja britanike The Times.

Dominic Raab, zëvendëskryeministri, tha se ishte e drejtë që Britania kërkonte të nënshkruante marrëveshje me vende të tjera për të përpunuar rastet e emigrimit.Qeveria kuptohet se është në negociata të hershme me disa vende për hapjen e qendrave ku migrantët që kalojnë Kanalin me varka të vogla do të çohen për përpunim brenda një jave nga mbërritja. Kostoja është vlerësuar në 100,000 £ për person.

Kryeministri i Shqipërisë mohoi se një çështje e tillë të jetë biseduat e aq më pak të ketë marrëveshje kur u pyet nga gazetarët në Tiranë pak ditë më parë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY