Pse u shtynë zgjedhjet lokale. Presidenti tregon arsyen që lidhet me Bashën

Pse u shtynë zgjedhjet lokale. Presidenti tregon arsyen që lidhet me Bashën

70
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vijuar për të dytën ditë debatin me kreun e opozitës, Lulzim Basha pas deklaratës së këtij të fundit se nuk hymë në zgjedhje lokale për të repektuar vendimin që mori Predidenti për shtyrjen e zgjedhjeve. Presidenti ka një version tjetër sikurse shkruan sot zëdhënësi i tij Tedi Blushi.

Reagimi i Blushit

Përsëri Kryetari kukull, me porosi të padronit të tij, në shëtitjet mediatike të komisionuara, u përpoq të provokonte Presidentin e Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të shfajësuar vetveten nga të gjitha greminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021.

Si Kontribuesi kryesor i Rilindjes, me KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të Tij madhore:

1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;
2. Bojkoti i reformës në drejtësi;
3. Djegia e mandateve të deputetëve;
4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;

që sollën kapjen totale të shtetit, tashmë i vendosur të bojkotojë edhe Kuvendin e demokratëve nga pamundësia e ballafaqimit me ta, kërkon shpëtim duke kërkuar në mënyrë të mjerë të spostojë vëmendjen nga një tjetër krizë shumë e rëndë, ku e ka zhytur sërish opozitën.

Hipokriti, që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerezit dhe se mund të kishte gjakderdhje.

Presidenti Meta në vlerësim të interesit publik dhe për të shmangur çdo përplasje, mori një vendim shumë të vështirë, për shfuqizimin e datës dhe për t’i dhënë mundësinë opozitës të përfshihej në një datë tjetër.

Por Hipokriti, që paska qenë në krah të Presidentit të Republikës, as nuk denjoi të regjistrojë PD në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit 2019, sepse kështu i interesonte Rilindjes, për t’i thënë botës, që Presidenti ia fut kot se PD nuk do zgjedhje.
Kryetari, kukull ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, deri në fund, dhe asnjë spërdredhje, pazar apo mashtrim nuk ja ndryshon dot fundin e paracaktuar si çdo kukulle në politikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY