Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KED kalon një kandidat për Gjykatën Kushtetuese, refuzon Papen dhe Petron

20/11/2021
KED zhbllokon proceduren per Kushtetuese, miraton nje emer por rrezon dy
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pranuar pedagogun Ervin Karamuço si kandidat për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese ndërsa ka refuzuar dy kandidatë të tjerë Zhaklina Peto dhe Helena Papa.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi edhe mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi: Lejimin e kandidimit dhe vijimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të: Z. Ervin Karamuço, për vendin vakant të Znj. Vitore Tusha dhe Z. Fatmir Hoxha.

Ndalimin e kandidimit dhe mosvijimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të: Znj. Zhaklina Peto, për vendin vakant të Znj. Vitore Tusha dhe Z. Fatmir Hoxha; Znj. Helena Papa, për vendin vakant të Znj. Vitore Tusha dhe Z. Fatmir Hoxha. Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë pasur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji”, thuhet në njoftimin e KED. Përpara marrjes së vendimit, anëtarët e këtij organi janë njohur edhe me raportin e dekriminalizimit, si dhe me rezultatet e verifikimit të tij për secilin kandidat.

Lejimi i kandidimit të Karamuços i hap rrugën një procesi të tjetër, i cili sapo ka nisur. Ndërkohë pritet që më tej të zyrtarizohen edhe emra të tjerë të kandidatëve potencialë për plotësimin e tri vendeve vakante. Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë, duke përfshirë edhe kryetaren Vitore Tusha, mandati i së cilës ka përfunduar. Ndërkohë që Fatmir Hoxha u shkarkuar nga Gjykata Kushtetuese nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vitin 2018 për mosjustifikim të pasurisë.

Ai ishte i pesti i shkarkuar duke bërë që Kushtetuesja të mos mblidhte dot kuorumin, dhe për pasojë, të mos funksiononte. Ervin Karamuço ka përfunduar në vitin 2000 studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka ndjekur studimet pasuniversitare Master dhe Doktoraturë pranë Institutit të Studimeve Europiane, ku ka mbrojtur temat shkencore në fushat e krimit të organizuar dhe të drejtave të njeriut, në kuadër të çështjeve të integrimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.