Nuk është e thjeshtë të flasësh për këto vajza … Ato janë të multitalentuara!
Këto bukuroshe janë ndër emrat më të lakuar të kohëve të fundit dhe gjithçka që ato bëjnë, me apo pa qëllim, kthehet në titull lajmi. Gugu, Xhesika Ndoj, Iva Aliko, Kallashi, Kristiana dhe mami Kristina janë femra të cilat e kanë marrë vetë në dorë jetën e tyre dhe nuk e vrasin fare mendjen për paragjykimet e njerëzve të tjerë.
Sigurisht për shumë prej jush këto femra janë k****plastike, imorale, të degjeneruara, të pista, drogaxhie etj etj… Në fakt ato nuk janë as më pak e as më shumë sesa modeli i tipik i asaj që shet në kohët e sotme. Ky mentalitet nuk po bën revolucion vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën.
Ju mendoni se Iva Aliko është e ekzagjeruar?
E çfarë ka më shumë Amber Rose? Amber Rose është thjesht një ish striptiste e cila u bë e famshme në të gjithë botën vetëm për skandalet e seksit dhe temperamentin moskokëçarës. Aktualisht Amber numëron 12.2 milion ndjekës në Instagram dhe është një ndër femrat me shumë influencë tek rinia. Nga modeli i flokëve të rruara platin e deri tek format e ekzagjeruara të trupit të saj, të cilat për hir të së vërtetës janë ajo çka ne në ditët e sotme quajmë sexy. Iva Aliko sapo ka marrë dhuratë një apartament luksoz nga një deputet të cilin preferon ta mbajë sekret. Në intervista ajo shprehet se është një vajzë me norma dhe nuk ka lidhje me paragjykimet që thonë njerëzit. Edhe pse ajo pozon shumicën e kohës e zhveshur vetëm me thithkat e mbuluara, ka thënë se nuk e sheh kurrë veten duke pozuar nudo. E shihni? Njerëz paragjykues! Iva mund të jetë edhe e virgjër… Ku e dini ju?!
Një histori të ngjashme me Amber Rose ka edhe Donjeta Kosumi A.K.A “Kallashi”.
Kallashi është bërë e njohur si balerinë që bën Twerk në një formë shumë interesante. Ka qenë Arian Çani që e prezantoi këtë vajzë me publikun shqiptar për t’u kthyer më pas në një personazh shumë të njohur dhe të ndjekur. Kallashi edhe pse shumë e vogël në moshë (rreth të 20-ave), është bizneswoman dhe kërcen tek klubi i saj i natës, të cilin ja kanë hedhur në erë disa herë por ajo duket se nuk e vret shumë mendjen dhe e rindërton. Ndër të tjera nuk ndalon kurrë së postuari foto me të brendshme ose pa të brendshme të cilat masës së njerëzve i duken shumë sexy. Kallashi ndër të tjera njihet për jetën e saj luksoze dhe makinat që i ndërron sa herë i vjen mundësia. Përpara një viti, dikush, me siguri një fan i saj, i dhuroi një Porsche Panamera. Shembulli që jep Kallashi? E kujt i duhet shkolla… Bëj Twerk!!!
Dy super talente në muzikë kanë dalë në sipërfaqe kohët e fundit.
Gugu dhe Xhesika Ndoj janë dy sensacionet e fundit të cilat bien në sy direkt jo vetëm për vokalin e veçantë dhe melodioz por edhe për hijeshinë, finesën dhe klasin femëror të cilin e kanë me shumicë. Gugu u bë e njohur me super hitin “Kesh Kesh” teksti i së cilës thotë: “Kesh kesh, matu mirë te unë zogu, zogu kesh kesh, ose ik e vetëm hesht, Kesh Kesh Dua Euro edhe Lek zogu, Kesh Kesh më ka shkuar mendja keq!”. Një temë shumë kontemporane dhe një fenomen i cili shihet rëndom në Shqipëri! Për hir të së vërtetës, Gugu meriton një Bravo të madhe për faktin se del hapur dhe thotë këto gjëra për të cilat të gjitha femrat flasin por kurrë si pranojnë. Gugu gjithashtu njihet për biseksualitetin e saj të cilin e ka deklaruar hapur. Pra gjithçka vërtitet rreth seksit! Nga ana tjetër Xhesika Ndoj u bë e njohur si bjondja me nishan në ballë, që gjuhej me deputetë dhe ministra. Deklaratat e saj kanë qenë të njëpasnjëshme. Ajo flet për sheikë, deputetë dhe para që i vijnë nga qielli! Sigurisht këto detaje i bëjnë shumë vajza që e ndjekin të mendojnë se duhet të bëhen si Xhesika që të kenë një jetë të mirë me lek dhe dhurata, sepse në fund të fundit kjo është jeta apo jo? Xhesika dhe Gugu njihen botërisht për inatet me njëra tjetrën pasi aktualisht Gugu është në një lidhje me ish të dashurin e Xhesikas. Xhesika ka thënë : “Po, e kam pas unë atë djalin, i mbarun lekët, e lashë!!! Tani e ka ajo!” Çfarë vajze me mend! Jo flisni po deshët…
Një histori suksesi është gjithashtu ajo e Kristianës A.K.A “Kristiana Saxobeat” dhe mamasë së saj Kristinës.
Kjo dyshe simpatike është bërë e njohur para disa kohësh kur vogëlushja Kristjana rrahu keq një mikeshën e saj shtatzënë e cila nga sherri abortoi fëmijën. Kjo ngjarje bëri bujë ne media dhe Kristjana atë kohë ka qenë diku tek 13-14 vjeç. Më pas doli në pah pasioni i madh që Kristjana kishte për muzikën dhe në veçanti për kërcimin. Në një intervistë me Dasara Karaiskaj, nënë e bijë shpalosën gjithë botën e tyre të pasur shpirtërore. Mami Kristina ishte shumë e bindur se vogëlushja e saj tashmë 17 do të bëhej një balerinë shumë e njohur pasi këtë gjë e kishte pasion. Ajo tha se e mbështet vajzën e saj në çdo gjë… Më pas Kristjana u përfol për foto nudo dhe skandale seksuale ndër të tjera edhe me reperin Noizy. Mami Kristina tha në një intervistë: “Se disha!!! Jom mërzit shumë!” Së fundmi Kristjana u bë personazh i shkrimeve online për vjedhjen e një IPhone 6s. Sipas portaleve, ajo e vodhi telefonin në orët e para të mëngjesit në banesën e një mashkulli 46 vjeçar me të cilin kishte kaluar natën… dhe mos u bëni paragjykues! Ndoshta kanë bërë thjesht muhabet! Rikujtojmë se ëndrra e Krisjanës është që një ditë të bëhet si Kallashi, idhulli i saj i fëmijërisë dhe mami Kristina është dakord… Pse jo?
Këto bukuroshe që përmendëm më sipër përfaqësojnë as më pak e as më shumë realitetin ku jetojmë. Për to flitet, shkruhet, debatohet dhe derdhen para. Ato janë shembuj që po shtohen çdo ditë e më tepër dhe po afektojnë një pjesë të madhe të të rinjve në formë të menduari dhe konceptuari të jetës. Ju kujtoni se ato s’punojnë? Ato punojnë me b*thë!!! E çfarë ka më shumë Kim Kardashian?! Nuk ka formë tjetër për ta mbyllur këtë shkrim përveçse duke i thënë bukurosheve të sipërpërmendura dhe shumë të tjerave si ato “Ju lumtë B*tha!!!” Paqe në botë…/INTV/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/