Vrasja tragjike e 8 vjeçarit në Fier, reagon Basha dhe deputetja ...

Vrasja tragjike e 8 vjeçarit në Fier, reagon Basha dhe deputetja e Fierit, Bano

38
0
Shares

Vrasja tragjike e 8 vjeçarit në Fier, ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha.

Postimi i Bashës:
Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen!

Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve!

Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social. Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballjeje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë.

Postimi i deputetes Eralda Bano:

Ngjarja çnjerëzore në Fier na ka lënë pa fjalë dhe me një dhimbje të madhe. Si nënë, jam e tronditur sesi një krim i tillë makabër mund të kryhet ndaj një fëmije krejt të vogël e të pafajshëm. I shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së ëngjëllit të vogël, megjithëse e di fort mire se në këtë ditë të zezë nuk ka fjalë për ngushëllim. Kjo botë paska qenë shumë e ligë për shpirtra të bukur si yti, Mateo!

Si përfaqësuese e Fierit në Parlament dua të shpreh revoltën që ka sot çdo shqiptar pse përbindësha të tillë lejohen të bashkëjetojnë pranë fëmijëve dhe familjeve tona! Si ka mundësi që vrasësit qarkullojnë të lirë, edhe pasi identifikohen nga policia? Mungesa e veprimeve konkrete nga qeveria për të luftuar krimin në çdo nivel po na kushton shumë rëndë si shoqëri.

Të paktën, institucionet e drejtësisë, prokuroria dhe gjykata duhet të na sigurojnë që përbindësha të tillë të mos shohin më dritën e diellit, për të mos dhunuar dhe për të mos marrë më jetën e fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY