Anëtari i kryesisë së PD, Aldo Bumçi tha pas mbledhjes së kryesisë se përplasja në PD është krizë e Lulzim Bashës.
“Kjo është një krizë e Lulzim Bashës. Kemi 8 vjet në opozitë. E kemi ndjekur në çdo aksion. Kjo është krizë e një personi. Kishim përballë një narkoshtet, por në 8 vjet kur ke bërë çdo aksion të fortë dhe nuk arrin fitoren, çfarë do të thuash? Kjo është krizë e 1 personi që është në krye të PD-së. Tha masakër zgjedhore. Çfarë bëri? Çfarë do ti thuash demokratëve kur i braktis. Vendimin për Berishën i referohet 2055-2013. A pranojmë ne si demokratë që ajo është qeveri e korrupsionit, ne nuk e pranojmë këtë përkufizim”, tha Bumçi.r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/