Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Kuvendi do të mbahet me 11 dhjetor, e bën anëtarësia dhe jo përfaqësia. Basha të vijë në Kuvend

15/11/2021
Berisha: Kuvendi do të mbahet me 11 dhjetor, e bën anëtarësia dhe jo përfaqësia. Basha të vijë në Kuvend
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot në një konferencë shtypi se kuvendi i PD do të mblidhet më 11 dhjetor pavarësisht se Basha vendosi sot për një tjetër kuvend me 18 Dhjetor.

”Peng-kryetarit i them se me 11 dhjetor, je i ftuar të vish në Kuvendin e PD. Këtë nuk e thërret përfaqësia, por e thërret anëtarësia. Përfaqësia donte me çdo kusht ta bllokonte, ndaj e thirri anëtarësia. E njoftoj peng-Bashën se data 11 është vetëm data e fillimit të Kuvendit, i cili do e vazhdojë punën deri me rivendosjen e plotë të pluralizmit në Shqipëri.

Pengmarrësi dhe pengu duan të vjedhin agjendën e Kuvendit. U them i vini gishtin në kokë se ata që kanë vënë firmën aty, nuk do pranojnë që njeri në botë t’u ndryshojë edhe një germë nga agjenda që kanë përcaktuar”, deklaroi Berisha.

Në vijim Berisha i bëri thirrje edhe Ramës që të nos bëjë përpjekje të ndalë pluralizmin politik.

“Edi Rama njëlloj si dajë Koleka i tij që në 1990 propozonte që t’i futeshin tanket pluralizmit edhe ky besnik i tij me pengun, me peng Bashën përpiqet që të minojë sot përpjekjen madhore të shqiptarëve, revolucionin e tyre paqësor për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

E them këtë sepse sot, pasi prej disa ditësh u dorëzuan në selinë e PD-së 4200 firma të delegatëve të Kuvendit të PD-së, të grave dhe burrave vizionar të kësaj partie, që konstatojnë që PD është shndërruar në një fasadë të pushtetit, dhe rikthimi i kësaj në një forcë të vërtetë opozitare është jetike, 4200 guximtarë u ngritën mbi të gjitha format banale, të pandershme dhe të turpshme të presioneve dhe firmën për rivendosjen e pluralizmit.

Përpjekjet për të penguar në një mënyrë apo një tjetër vullkanin janë sa qesharake aq edhe të turpshme. 5 ditë pas dorëzimit të 4200 firmave, peng kryetari i PD-së mbledh Kryesinë false apo fake të kësaj partie dhe njofton datën që jep pengu i tij Edi Rama për Kuvend të PD-së, 18 Dhjetor. 

Me këtë rast unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historik, se nuk do të ketë kurrë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmbë firmat e tyre dhe se kuvendi i PD-së do të mblidhet datën e shpallur prej tyre dhe jo sipas rendit të ditës së peng kryetarit, por sipas atij që ata guximtarë kanë firmosur.

I them Edi Ramës hiq dorë. Bashës i them që me 11 Dhjetor je i ftuar të vish në Kuvendin e PD-së. Ju them të dyve i vendosni gishtin kokës. Ndaj vazhdoni ju bashkëpunimin, por Kuvendi i demokratëve është i pandalshëm, emrat e guximtarëve që firmosën do të skaliten në muret e kohës” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.