Armando Dumani, që humbi jetën këtë mbrëmje pas një atentati me armë në Astir, është një emër i skeduar nga policia në disa ngjarje kriminale.
Ai është arrestuar më herët me akuzën e vjedhjes me armë në filiale bankash, kazino e lojëta fati në qytetin e Vlorës.
Burime nga policia thanë se 26-vjeçari ka qenë në anën e pasagjerit në automjetin tip “Audi” ndërkohë që në anën e shoferit ishte 32-vjeçari Erigers Mihasi, viktima tjetër e atentatit.
Ata janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në zonën e njohur si “2 rrathët” në Unazën e Re.
Kronika e mëhershme për vjedhjet e bankave:
Armando Dumani, Sokol Dhima, Arlind Hitaj dhe Arbër Katiaj, dyshohet të kenë vjedhur nën kërcënimin e armëve filialin e “Raiffeisen Bank”, në datën 8 mars të këtij viti, ku plagosën me armë edhe një nga punonjësit e sigurisë. Po ashtu, ata dyshohet të jenë autorë të vjedhjes me armë të filialit të “Pro Credit Bank”, në 26 prill të vitit të kaluar, duke marrë prej saj vlera të konsiderueshme monetare, ndërkohë që kanë realizuar edhe të paktën 5 vjedhje të tjera të kësaj natyre, mes të cilave lokalin e lojrave të fatit kazino APEX në tre raste, kazino ADMIRAL, lokalin e eurollotos “Bet 07”, lokalin e lojërave të fatit “Ecco BETT”, etj, ku kanë përvetësuar përmes kërcënimit të armëve vlera monetare, duke plagosur në dy raste edhe punonjës të sigurisë në to.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/