Gazment Bardhi ende nuk beson se janë mbledhur 4200 firma. Tregon mënyrën...

Gazment Bardhi ende nuk beson se janë mbledhur 4200 firma. Tregon mënyrën se si i mbushet mendja, publikon edhe deklaratën e Ndokës

68
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha sot se PD ka zyrë protokolli duke hedhur poshtë deklaratën e deputetit Edi Paloka se PD nuk ka protokoll.

Pyetje: Z. Paloka tha se nuk ka protokoll në PD.

Gazment Bardhi: Është gënjeshtër që PD nuk ka protokoll. Ju e dini si unë, që këtu protokollohet çdo shkresë. Shkresat tona kanë një numër protokolli.

Z. Paloka e di shumë mirë se ushtron funksione të larta.

Kryetari i Këshillit Kombëtar është një zyrtar i lartë i PD, nuk është roje kasaforte.

Në dt. 11 nuk ka Kuvend, por ka miting.

Kjo është e drejta e tyre, por Kuvend nuk ka.

Demokratët nuk dëgjohen duke i mbyllur në kasafortë, por duke e çuar zërin e tyre tek institucionet e partisë.

Në kasafortë mund të mbyllin hallet personale, por jo demokratët.

Demokratët kanë vetëm 1 hall: të rrëzojnë 1 orë e më parë regjimin e Edi Ramës.

Në vijim Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi publikoi eshe deklaratën e deputetit Flamur Noka për rregullat që duhen ndjekur për mbledhjen e Kuvendit. Në datën 29 Tetor, zoti Noka deklaroi se “firmat do të depozitohen në protokoll dhe më pas i takon kryetarit dhe Kryesisë të mbledhin Kuvendin.”

“Partia nuk është as kasafortë, as bunker. Ju lutem, depozitoni kërkesën në protokollin e PD, jepuni mundësinë institucioneve dhe të mbledhim Kuvendin. “- ishte ftesa e Gazment Bardhit, duke iu referuar qëndrimit Statutor të para pak ditëve të deputetit Flamur Noka. “Nëse dikush ka vendosur të veprojë si celulë apo ilegalitet, është i lirë të veprojë, por jo në emër të demokratëve dhe jo në emër të PD”- tha Gazment Bardhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY