Shfaqet Taçi si gjithmonë kur përfshihet në skandale: Nuk i njoh italianët

Shfaqet Taçi si gjithmonë kur përfshihet në skandale: Nuk i njoh italianët

77
0
Shares

Rezart Taçi, tashmë i shpallur në kërkim me akuzën e pastrimit të parave, ka quajtur të pabaza akuzën e SPAK.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”, ka deklaruar Taçi për albanian post.

I pyetur mbi lidhjen për të cilët flet SPAK me biznesmenin italian Francesco Zummo, sipërmarrësi shqiptar ka deklaruar se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush është.

Ndërsa, mbi vendimin, ai deklaroi se do ta ankimojë menjëherë dhe ka vënë në lëvizje avokatët e tij për këtë çështje. Ai ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri personalisht, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë.

Taçi njihet për blofet përmes deklaratave sa herë zihet ngusht. Vite më parë deklaroi blerjen e klubit sportiv të Bolonjës dhe Parmës ndërkohë që ishte përfshirë në blerjen e Armos. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY