Ish Kryeministri Berisha do të vijojë takimet me demokratët përmes Foltores edhe në qytete të vogla të vendit. Nesër, e premte, do të jetë në qytetin e Sarandës.
“Neser diten e Premte me daten 12 nentor ne ora 17:00 ne qytetin e Sarandes ne Hotel Mediterrane do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Sarande te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”, ka lajmëruar ai në rrjete sociale.
Një ditë më parë Berisha dhe grupi që e mbështet dorëzuan kërkesat e nevojshme për të mbledhur Kuvendin Kombëtar me 11 dhjetor 2021, ditën e themelimit të PD-së në vititn 1990. a.b




