Hetimi i inceneratorëve, Dhurata Çupi: Procedurat në shkelje të ligjeve për të...

Hetimi i inceneratorëve, Dhurata Çupi: Procedurat në shkelje të ligjeve për të favorizuar korrupsionin me incineratorët

37
0
Shares

Hetimi i inceneratorëve, Dhurata Çupi: Procedurat në shkelje të ligjeve për të favorizuar korrupsionin me incineratorët.

FJALA E PLOTË E ANËTARES SË KOMISIONIT HETIMOR, DHURATA ÇUPI

Si nisën në vitin 2014 praktikat konçesionare për riciklimin e mbetjeve me formën e incenerimit? A kishte një studim në 2014 nga Bashkitë, Elbasan, Tiranë, Fier, apo Ministritë e linjës. A ka një studim që Shqiëprisë i duhet përpunimi i mbetjeve me djegie?

Këtu fillon i gjithë hetimi më pas. Në dijeninë time nuk ka patur një studim. Ka disa raporte të ekspertëve ku thonë që përpunimi i mbetjeve me djegie ka një një pasojë të madhe në ndotjen e mjedisit, duke patur parasysh që Shqipëria është 10 hapa regres përsa i përket cilësisë së ndotjes në Europë. Vetëm dy vende më të zhvilluarat në Europë që përdorin një pjesë me incenerim kur kanë standarde të jashtëzakonshme të procesit të incenerimit.

Duke patur një ndikim të jashtëzakonshëm, dhe sipas ekspertëve europianë, një ndikim të tmerrshëm në mjedis, rëndon dyfish qytetarët, në shëndet dhe në buxhet.

Së dyti:

Të tre bashkitë kanë plane vendore të miratuara. Miratohen në zbatim të ligjit për rregullimin e territorit. Në planet vendore ka mënyrën e përpunimit të mbetjeve. Sa përqind e parashikimit të planeve vendore, ishte parashikuar që përpunimi i mbetjeve do të bëhej me djegie, apo me incenerim.

Kjo ka të bëjë shumë sepse nuk mund të kalosh nga një plan vendor i miratuar në një inisiativë konçesionare, pa pasur asnjë inisiativë ligjore lidhur me këtë.

Duhet të dalim në një konkulzion sa i përket statusit të pronës publike të përdorur në këto praktika konçesionare. Në Bashkinë e Tiranës ka qenë një sipërfaqe e madhe në dispozicion, rreth 109 mijë m2, por nuk dimë pjesën sa i është dhënë konçesionarit. Kjo pronë publike që i vendoset konçesionarit, me çfarë statusi i është dhënë? Ka pasur vendim të Këshillit Bashkiak? Si ka mundësi që i jepet prona publike konçesionarit pa marrë mbrapsht asnjë lek. Si mundet t’i jepet prona publike konçesionarit. Nëse ne pranojmë që është një koncesion, atëherë konçesionari duhet t’i kishte mjetet e zbatimit të kontratës pronë n dhe investimin e vetë.

Nëse ka patur partneritet publik-privat, duhet të pranojmë që vlerësimi i kësaj pasurie publike duhej të ishte pjesë e kapitalit i këtij partneriteti publik dhe shteti duhej të kishte të ardhurat nga përdorimi i pronës publike.

Raporti i KLSH-së thotë se shteti shpronëson pronarët për t’ua vënë në dispozicion konçesionarit, kjo nuk është logjike.

Si ka mundësi kjo administratë në një ditë miraton mbi 10 vendime qeverie ndërkohë që qytetarit i duhet me vite të marrë të drejtën e tij?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY