Deputeti Lefter Geshtenja për skemën korruptive të inceneratorit të Fierit. Ja pyetjet...

Deputeti Lefter Geshtenja për skemën korruptive të inceneratorit të Fierit. Ja pyetjet e shtruara në komisionin hetimor

77
0
Shares

Lefter Geshtenja kërkon informacion në lidhje me skemën korruptive të inceneratorit të Fierit. Ja pyetjet e shtruara në komisionin hetimor.

FJALA E PLOTË E ANËTARIT TË KOMISIONIT HETIMOR, LEFTER GËSHTENJA

Tre janë arsyet kryesore që një qeveri zgjedh PPP-të, si formë prokurimi është :

1 – Mungesa e financimit për ta bërë vetë projektin.

2 – Transferimi i riskut kryesor  te privati.

3 – Krahasimi i mënyrës tradicionale me prokurim publik apo koncesion.

Problemi me konçesionet vërehet që në fazat fillestare, një prej të cilave është proçesi i tenderimit.

Përse të treja ofertat konçesionare janë të pakërkuara, pra projektet nuk janë pjesë të paketës strategjike të zhvillimit të vendit

Këto oferta të pakërkuara, me studime fizibiliteti dhe miratim kontratash ne kohe rekord brenda nje fundajve kane shkelur hapur ligjin dhe procedurat për konçesionet dhe partneritetin publik privat.

A ka patur garë reale për sa kohë në inceneratorin e Fierit ka patur një operator?

Përse në të gjitha rastet specifikat ligjore janë bërë me tendencë për të përjashtuar kompanitë e huaja dhe kështu të mundësojnë paracaktimin e kompanisë fituese.

A ka patur një analizë vlerë/kosto?

Si ka mundësi që Qeveria ka financuar tre koncesione dhe ka kryer pagesa pa filluar dhe pa u mbaruar projekti  për më tepër duke shkelur kontratën pasi nuk ka filluar as shitja dhe prodhimi i energjisë  siç e ka detyrim kontraktual?

Për këdo që njeh kontrata koncesionare është e qartë që i gjithë risku i investimit bie mbi qeverinë dhe kjo mbi privatin. Sepse qeveria ka dalë garant në institucionet financiare që këto kompani private të kreditohen.

Si ka mundësi në 18.07.2016 Ministria e Mjedisit hap garën për këtë incenerator, ndërkohë ajo nuk kishte marrë dakordësinë e projektit nga Ministria e Financave ashtu siç e përcakton ligji pasi ligji parashikon në mënyrë rigoroze hapat procedurialë që duhet të ndiqen.

Studimi i fizibilitetit është bazuar në zonën e fshatit Portëz, pronë e shtetit, pra pa kosto shtesë shpronësimesh për shtetin e miratuar me vendim të KB Fier nr. 40, datë 26.10.2015 për të cilat janë bërë dhe studime gjeologjike etj. Aspektet/karakteristikat e tokës janë vlerësuar pozitivisht nga autoriteti kontraktor, përderisa propozimi i pakërkuar është miratuar.

A është ndryshuar vendndodhja e objektit dhe nëse po  perse është bere një gjë e tillë?

Në 15.02.2017 është amenduar kontrata koncesionare mes Ministrisë dhe shoqërisë koncesionare, duke u ndryshuar vendndodhja e ndërtimit të impiantit.

Kosto shtesë për shpronësimin, ndërkohë që është marrë miratimi për mbështetje financiare mbi të dhëna që nuk marrin parasysh këtë shpenzim të mëtejshëm;

Përse ngarkohet OST për përballimin e  shpronësimit dhe jo Ministria e Mjedisit.

Mungon vendim i KB për miratimin e zonës së re;

Për zonën e parë, ishin bërë studime gjeologjike, tektonike, hidrike dhe ishin vlerësuar pozitivisht. Zgjedhja e zonën së dytë, pas lidhjes së kontratës, në mungesë të një dokumentacioni provues, bën të kuptojmë që impianti do të bëhet në një zonë për të cilën nuk janë kryer dhe vlerësuar dhe kualifikuar këto studime;

A ka pasur konsultim me publikun siç e përcakton ligji?

Në propozimin e pa kërkuar subjekti propozues ka parashikuar vitet 2016-2017 si periudhë e nevojshme për ndërtimin e impiantit dhe vitin 2018 si vitin e vënies në punë. Ndërkohë pagesat e shtetit propozohet dhe pranohet dhe në kontratë që pagesat e kësteve nga ana e shtetit të fillojnë qysh nga momenti i lidhjes së kontratës;

Fakt është puna nuk filloi as në 2016, as në 2017 dhe as në 2018. Pavarësisht kësaj, sot që flasim, pagesat e kryera, me korrektesë zviceriane, nga shteti në favor të koncesionarit kapin vlerën 8,2 miliard lekë të vjetër. Përse shteti nuk kërkon amendim të kontratës për t’u garantuar si për pagesat e bëra kundrejt asgjëje dhe vendosjen e klauzolës që pagesat e ardhshme do të kryhen kundrejt situacioneve të punimeve të paraqitura? Çfarë garancie ka vendosur shteti në rast se për një arsye çfarëdo, projekti nuk zbatohet asnjëherë? Asnjë! Edhe garancia e kontratës ka vlefshmëri deri në 9 qershor 2018, pra edhe 4 muaj.

Shkeljet e autoritetit në ngut për të dhuruar kontratën koncesionare

Në datë 25. 11.2015 Ministrisë, me kërkesën e saj, i paraqiten të dhëna të detajuara nga propozuesi që lidhen me studimin ekonomiko- financiar, Studim fizibiliteti;  eksperienca dhe referenca të shoqërive (në dokumentacionin e dërguar asnjë dokument të tillë nuk kishte); studimi teknik dhe Vlerësimi i ndikimit në mjedis.

Neni 42 i ligjit të koncesioneve kërkon që për koncesionet që kërkojnë financim nga shteti, të merret miratimi paraprak nga Ministria e Financave. Mesa duket kjo dhe qëndrime të tjera në përputhje me ligjin, të Ministrit Cani, e ndëshkuan atë me shkarkimin nga funksioni.

Propozues i objektit ka qenë shoqëria “Building Construction & Green Energy” sh.p.k. e cila ka marrë bonusin 10%. Por çuditërisht, kjo shoqëri nuk merr pjesë fare në garë.

I vetmi pjesëmarrës, në një koncesion me vlerë 28 milionë euro, është shoqëria e Zotos: “Integrated technology Services & Energy 2”  Propozimi i ofertuesit, studimet, janë copy-paste atyre çfarë kishte paraqitur si propozim të pakërkuar kompania propozuese

A ka një oponencë të studimit të fizibilitetit e kryer nga studio e specializuar.

A  ka kompani mbikqyrese dhe a jane te licensuara në fushën e trajtimit të mbetjeve?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY