Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha sot gjatë një konference për mediat nga Tirana se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të hapet sa më parë mes Shqipërisë dhe BE.
“Është e drejtë që për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare të ndryshojë qëndrimi i Bullgarisë. Shpresoj që kjo të ndodhë. Do të ishte e drejtë, ju keni bërë kaq shumë përparime. Natyrisht që shumë keni bërë. Bashkimi Europian dhe Shqipëria duhet të forcojnë marrëdhëniet. Duhet të ketë diçka gjatë rrugës që ecim përpara. Jam i lumtur që vendet tona zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ne bashkëpunojmë intensivisht. Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Ne vazhdojmë të takohemi. Le të vazhdojmë të punojmë kështu, të takohemi, ta ndërtojmë këtë miqësi dhe ta bëjmë më shumë praktike“, tha ai.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...