Dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, dolën sot para gjykatës ndërsa mohuan akuzat e ngritura ndaj tyre per vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.
Ky i fundit u gjet i ‘varrosur’ me zhavorr në Qafë Mollë, ditën e shtunë.
Fredi Rrushi akuzohet se mori në makinë, e dërgoi në Dajt dhe vrau biznesmenin, ndërsa vëllai i tij, Pajtimi e ndihmoi për të zhdukur ‘Passat’-in.
Motivi i krimit ende nuk dihet, dyshimet janë dy, prishje e pazareve të drogës dhe borxhet. Hetimet priten të jenë edhe më të thell nisur nga dëshnia e të birit të Ruzhdiut që foli për një pagesë të lartë për djegien e makinave të kompanisë së rrugëve ‘Salillari’. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/