DËSHMIA/ “Do digjnin makinat e ‘Salillarit’ për 200 mijë euro”

DËSHMIA/ “Do digjnin makinat e ‘Salillarit’ për 200 mijë euro”

297
0
Shares

Dëshmia e djalit biznesmenit të vrarë, Ruzhdi Hoxha kanë krijuar një tjetër mjegull më lidhje me motivet e vrasjes dhe përfshirjes edhe të një urdhërdhënësi, raporton news 23.

Djali ka deklaruar se në fillim të tetorit, babai i tij dhe një person tjetër kishin marrë përsipër të digjnin makinat e firmës “Salillari” kundrejt një pagese prej 200 mijë eurosh, por kjo punë nuk ishte kryer. Djali ka dhënë informacione të shumta për aktivitetin e të atit si dhe njerëzit me të cilët shoqërohej në mënyrë që policia ta gjente sa më shpejt dhe të zbardhte ngjarjen.

Nga aktet në dosjen hetimore rezulton se më 24 tetor është paraqitur shtetasi S.H., i cili ka pretenduar se “kanë humbur kontaktet me babain e tij që më 21 tetor dhe dyshojnë se mund t’i ketë ndodhur ndonjë gjë e keqe”. Më pas është paraqitur shtetasi E.H., i cili ka deklaruar se babai i tij i kishte treguar se “së bashku me shokun e tij Gj. L., kishin marrë përsipër kundrejt pagesës 200 mijë euro të digjnin makinat e shoqërisë ‘Salillari’, të cilat ndodheshin në zonën e Marikaj, në afërsi të Vorës”. Këtë punë ia kishte gjetur vëllai i shtetasit Gj.L. Ata kishin shkuar më datë 7 tetor në këto ambiente, por nuk kishin mundur ta kryenin.

Për këtë ngjarje kishte dijeni dhe shtetasi E.Gj. Ky i fundit është në dijeni të një konflikti që ka pasur shtetasi Ruzhdi Hoxha me një shtetas të cilin e njeh vetëm me emrin Visi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY