Basha, pas takimit ne senatorë dhe kongresmenë amerikanë: Me siguruan për mbështetje,...

Basha, pas takimit ne senatorë dhe kongresmenë amerikanë: Me siguruan për mbështetje, nuk jam avokat personal i askujt

141
0
Shares

Kreu i PD priti sot në selinë e PD kongresmenët amerikanë që po vizitojnë Shqipërinë prej dje.

Pas takimit Basha kishte një komunikim me gazetarët.

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS TAKIMI ME DELEGACIONIN E KONGRESIT DHE SENATIT AMERIKAN

Pyetje: Cilat ishin çështjet që u prekën në takimin me përfaqësuesit e SHBA-së?

Lulzim Basha: Përfaqësuesit e lartë të Kongresit Amerikan me një delegacion të kryesuar nga senatorja republikane Ernst dhe me praninë e dy anëtarëve të Kongresit Amerikan, po kështu të partisë republikane, Valadau dhe Terner dhe një zonjë të Kongresit Amerikan, të Partisë Demokratike amerikane zonja Sotkin, së bashku me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare vizituan Partinë Demokratike dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri, në rajon dhe mbi perspektivën e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në prioritetin e parë për Shqipërinë, natyrisht rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rolin e veçantë që ka për qëllim lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, bashkëpunimit të politikës dhe krimit të organizuar ku shfaqin një interes të veçantë për iniciativat tona politike siç është ai i vettingut të politikanëve dhe natyrisht siç është interesi më madhor i Partisë Demokratike dhe i shqiptarëve , zgjedhjet e lira dhe të ndershme . Folëm po kështu për rëndësinë që ka jo vetëm për sigurinë dhe për paqen dhe stabilitetin, po kështu edhe për demokracinë , lufta kundër korrupsionit, por edhe për faktin që i gjithë rajoni sot po përjeton një nevojë të ngutshme për të rikthyer shoqëritë e Ballkanit perëndimor në shinat e legjitimitetit demokratik, sepse kjo situatë që po cenon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit perëndimor është produkt i drejtpërdrejtë i autokratëve të Ballkanit, të cilët për hir të pushtetit të tyre kanë shkatërruar bazat e bashkëjetesës demokratike siç janë: zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke cituar në veçanti shkatërrimin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe raportin e OSBE-ODIHR i cili në qoftë se nuk do të kishte emrin e Shqipërisë, do të ishte i denjë për Bjellorusinë e Lukashenkos dhe duke treguar vendosmërinë tonë për të mos ju ndarë asnjë çast kauzës kryesore të shqiptarëve që është të kenë politikanë të pastër, që ju shërbejnë interesave të qytetarëve dhe jo interesave të tyre dhe një grushti të ngushtë përfaqësuesish të krimit të organizuar dhe oligarkësh. Këtu po kështu pata mundësinë t’iu shpjegoj se si përmes iniciativës tonë për vettingun e politikanëve ne do të mundësojmë atë deficit që çdo shqiptar e ndjen. Faktin që deri më sot drejtësia, edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga reforma në drejtësi, nuk ka qenë në gjendje të çojë përpara përgjegjësisë asnjë politikan të nivelit të lartë për korrupsion dhe asnjë bos të krimit të organizuar dhe kjo padiskutim është në themel të manipulimit të zgjedhjeve siç ndodhi dhe më 25 Prill, të masakrës zgjedhore të 25 Prillit. Ndaj, vetting-u i politikanëve, si një iniciativë që ndihmon për ta bërë aktiv dhe për të hequr çdo alibi SPAK-ut, PKH-së dhe instancave të tjera, ishte në fokus të bisedës dhe të interesit të thellë që treguan të gjithë anëtarët e delegacionit të lartë të kongresit dhe senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dua ti falenderojë për praninë e tyre. Ishte, sigurisht, një delegacion bipartizan, ndonëse me dominancë nga Partia Republikane, që është një parti simotër e Partisë Demokratike të Shqipërisë, që jemi së bashku anëtarë në Unionin Ndërkombëtar Demokrat, por e rëndësishme është që pavarësisht prej natyrës të ndryshme, bipartizane pra të delegacionit, ne u pamë sy më sy mbi shqetësimet dhe prioritetet kryesore të partisë Demokratike dhe të miat në funksion të zgjidhjes së krizës së rëndë që ka pllakosur Shqipërinë.

Pyetje: Zoti Basha pse nuk i lejoni ju deputetët që të flasin në mbledhjen e grupit, i referohem mbledhjes e cila përfundoi pak orë më parë?

Lulzim Basha: Sajesë.

Pyetje: I keni lejuar që të flasin?

Lulzim Basha: Jua dhashë përgjigjen, është sajesë. Nuk mendoj se duhet të konsumojmë kohë me sajesat.

Pyetje: Zoti Basha ju thatë se folët për politikanë të korruptuar. A kërkuat juve shpjegime për liderin historik të Partisë Demokratike, i cili nga Departamenti Amerikan i Shtetit është shpallur si një person i korruptuar?

Lulzim Basha: Prania kaq e lartë e anëtarëve të kongresit të senatit amerikan, siç e thashë bipartizan dhe në veçanti me një shumicë dërmuese Republikane, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të folur për prioritetet tona politike dhe prioriteti ynë politik është ndarja nga e shkuara, ndarja ka korrupsioni endemik që ka shkatërruar jetët e shqiptarëve, i ka varfëruar dhe vazhdon t’i varfërojë ata dhe që po zbraz familjet shqiptare nga rinia, po e zbraz vendin nga njerëzit e aftë që po mësyjnë drejt emigracionit. Në këtë kuadër pa pikë diskutimi detyra ime i kryetar i Partisë Demokratike ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi themelor politikës dhe nëpërmjet politikës të Shqipërisë. t’i jepja zë pa asnjë mëdyshje për sa u përket prioriteteve që përmenda më parë. Pra, Partia Demokratike dhe unë nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokatë personal të askujt, duke filluar nga unë i pari, por ne jemi dhe do të mbetemi avokatë për hallet dhe problemet e shqiptarëve për të cilat sot jam siguruar personalisht nga senatorja Ernst dhe nga anëtarët e Kongresit amerikan se kemi dhe do të kemi mbështetje të plotë të Kongresit dhe të Senatit amerikan në mënyrë bipartizane si nga partia në pushtet edhe nga partia jonë simotër, Partia Republikane

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY