Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ky është izraeliti pas ‘call center’ mashtruese në Tiranë. U largua me ‘non grata’

08/11/2021
Ky është izraeliti pas ‘call center’ mashtruese në Tiranë. U largua me ‘non grata’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Call center në Tiranë që mashtronin qytetarët duke u marrë paratë me premtimin se do të fitonin miliona me Bitcoin janë krijuar prej biznesmenit me origjinë izraelite i cili në mënyrë të papritur është shpallur non grata në Shqipëri me pretekstin e prishjes së qetësisë publike.

Ai është Mikhael Benjamin i njohur me nofkën “Mishka” dhe ka miqësi me njerëz të botës së politikës nga ministra dhe deputetë dhe persona të tjerë me pushtet, deklaroi sot gazetari investigativ Artan Hoxha.

Hoxha deklaroi se “Call Center”-i i tij ofron pagesa më joshëse në vendin tonë. Nga ana tjetër bizneset e tij vijojnë të jenë aktive dhe në lidhje me këtë çështje nuk ka nisur ende një hetim. Hoxha paralajmëroi se pas gjermanëve në Shqipëri pritet të vijnë edhe amerikanët, francezët dhe italianët për të hetuar paratë që kanë humbur qytetarët e tyre nga kjo skemë e zhvatjes.

“Mikhael Benjamin, izraelit i datëlindjes 1975. I pajisur me pasaportë më 1 shkurt të vitit 2016. Pasaportën e ka marrë në Sarajevë. Është një nga themeluesit e këtij aktiviteti. Ka qëndruar me deputetë, ministra dhe politikanë. Ishte truri i asaj që po bëhet. Ky person në Shqipëri ka bërë edhe biznese të tjera nga hidrokarburët te kriptomonedhat. Ka pasur Call Center me pagesat më joshëse në Shqipëri. në një moment pa pritur pa pasur një çështje penale, autoritetet shqiptare këtë person e kanë shpallur non grata dhe e kanë depërtuar, ndërkohë që bënte biznes në mënyrë të ligjshme.

Si është e mundur që papritur ky njeri shpallet non grata me motivin për prishjen të qetësisë publike. Nuk kemi shpallur një shtetas izraelit një biznesmen të regjistruar. Është shpallur non grata pa iu dhënë mundësia të shkojë në proces penal. Pse e larguan me urgjencë. Ai njeri mund të nxjerrë shumë gjëra si funksionon ky biznes në Shqipëri. Ai ka informacione shumë. Askush nuk thotë dot që nuk e njeh Mishkën. E kanë shpallur non grata deri në vitin 2023. Bizneset e tij nuk janë non grata. Janë në aktivitet. Ai ka punuar me shqiptarë me shumë lidhje të forta me pushtetin. Bizneset dhe kompanitë e tij i mori dikush. Nuk ka një hetim për këtë gjë. Shqipëria nuk fiton ndonjë gjë të madhe nga kjo. Kanë ardhur gjermanët. Do vijnë francezët, italianët dhe amerikanët. Kem zhvatur qytetarët e tyre dhe ata nuk ta falin. Vjen dikush me një hard disk. E fut aty vjedh edhe zhduket” , tha Artan Hoxha.

Hoxha ngriti dyshimet se bizneset e tij janë në përdorim nga persona që e kanë nxjerrë jashtë Shqipërisë për të marrë në zotërim aktivitetet e tij.

“Autoritetet tona e kanë ditur me saktësi se ku janë kërpudhat që mbijnë pas shiut. Ky është një nga njerëzit që po t’i jepet mundësia të hetohet mund të dalë e vërteta. Mund t’ia kenë marrë këta tanët paratë dhe bizneset. SHISH është marrë me atë. Nëse pyet me autoritetet izraelite rezulton se ai nuk kishte probleme në Shqipëri”, tha gazetari. abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

10/04/2026
Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

10/04/2026
Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.