Ish-deputeti Lefter Koka ka humbur vëllain e tij pas një sëmundje të rëndë.
“Me hidhërim të thellë, njoftoj ndarjen nga jeta të vëllait tim, Ilirit, pas një beteje të gjatë nga një sëmundje e rënd.
Liri ishte vëllai i madh ndër pesë fëmijët, duke qënë shtylla jonë ku u mbështetëm, e kurrë nuk u lodh duke na mëkuar mirësi e respekt. Iliri ynë fjalëpak e punëshumë, ishte udhërrëfyesi ynë, por edhe simboli i urtësisë e qytetarisë për të gjithë ata që e njohën dhe rrugëtuan përkrahë në të gjallë të tij!
Përcjellja për në banesën e fundit bëhet në orën 14:00, te varrezat e reja të qytetit.
Familja Koka”, shkruan Lefter Koka në rrjetet sociale. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/