20 ditë burg për efektivin e FNSH-së, qëlloi me armën e shërbimit...

20 ditë burg për efektivin e FNSH-së, qëlloi me armën e shërbimit në një konflikt

58
0
Shares

Efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Maliq Shehaj i është caktuar masa e sigurisë ditën e sotme, ku ai do të qëndrojë për 20 ditë në burg deri në një vendim të dytë nga gjykata e Fierit.

Efektivi i FNSH-së u arrestua ditën e enjte me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, pasi në gjendje të dehur është konfliktuar me dy persona.

Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë vajtur tre punonjës policie, 2 civilë dhe një me uniformë, por oficeri i FNSH-së ka kundërshtuar urdhërin e kolegëve të tij, madje ka qëlluar edhe me armë.

Por, vetë Shehaj ka dhënë një version ndryshe nga policia e Fierit duke hedhur poshtë pretendimet se ka qenë i dehur.

Ai shprehet se konflikti në fjalë ka lindur pasi dy persona i kanë bllokuar rrugën dhe më pas i kanë goditur makinën me shufër hekuri.

Për këtë ngjarje, pritet të ketë hetime të mëtejshme, ndërsa efektivi i FNSH-së do të qëndrojë në burg për 20 ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY