“Mund te këtë prej jush që pinë një cigare hashash dhe ajo ka shijen e vet. Ka disa të tjerë që shkojën edhe më tej. Por asgjë nuk shkatërron më shumë karakterin enjjkeirut, forcën dhe vitalitetin tij, se sa droga. Dhe kjo betejë që ne bëjmë është se besojmë tek ju, tek e ardhmja”, këshilloi Berisha sot gjatë fjalës së tij tek cadra e opozitës ku zhvillon prej kohësh seancën plenare deputetët e opozitës.
“Ky këtu karshi nesh është një përdorues droge pervers, njëri i papërgjegjshëm që e shndëroi Shqipërinë në narkorepublikë. Ka qenë vetëm një në botë, jo Kolumbia dhe Meksika, por Panamaja. Noriega e shndërroi atë në qendër të trafiqeve, si Rama që e bëri bankën e tij kanal të zi të drogës’, theksoi deputeti i opozitës
Deputeti i PD-së dhe ish kryetari i kësaj partie Sali Berisha kërkoi sot mosbindje civile nga të gjitha qytetarët shqiptarë që nuk duan qeverinë. “Të filojmë mosbindjen civile e cila do të flakë Edi Ramën në koshin e plehrave të historisë. Të garantoj se kjo cadër shumë shpejt do të nxjerrë ty nga kjo zyrë. Në vitin 1991 bllokmenët u fshehën në Zall Herr , por tani nuk ka më Zall Herr”, tha Berisha.
Deputeti i PD-së tha se Edi Rama ka një slogan: Kemi mashtruar shumë po më shumë do të mashtrojmë, tha Berisha duke alternuar atë me sloganin që në fakt ka PS, “Kemi bërë shumë por më shumë do të bëjmë”.
Berisha tha se papunësia ka qenë 21 për iqnd ndërkohë që të rinjtë kanë një shkallë papunësie deri në 50%. Hidhni sytë tek të afërmit që njihni dhe më thoni nëse janë të punësuar apo jo. Asnjë, e vetmja alternativë që vjen nga qeveria është emigrimi, tha Berisha.
Ne vijim Berisha tha se lejet e legalizimeve qe jep Rama jane letra pa vlere dhe Kryeministri mashtron. Edhe Enver Hoxha po te ngrihet nuk ua prish dot shtepite. Nderkohe Berisha siguroi se Kryeministri qe do te vije Basha do te kete tapine 1 euro. DRONI.al
.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/