EMRI/ Te shtëna me armë zjarri në ish- bllok, një i plagosur

EMRI/ Te shtëna me armë zjarri në ish- bllok, një i plagosur

96
0
Shares

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person mbeti i plagosur këtë mbrëmje nga nja konflikt mes disa të rinjve në ish bllok, afër kafe Romës.

Iplagosur mbeti 32 vjeçari Ilir Shkurti, siç ka deklaruar ai emrin në spital.

Mësohet se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët, për shkak se është një nga zonat më të populluara të kryeqytetit ndërsa autorët janë larguar me makinë.

Njoftim paraprak nga policia:
Ne lidhje me plagosjen me arme zjarri ne kembe te shtetasit I.SH, fale reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë bllokimi i mjetit tip “Benz” i cili u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. per pak do keni njoftim te plote.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY