Një numër i madh mësuesish po vijojnë të përfshihen në fushatë elektorale gjatë orës së mësimit në shkolla të ndryshme të vendit , pas presionit që ministria e Arsimit dhe qeveria po bëjnëndaj tyre.
Një video e shpërndarë nga PD-ja tregon një mësuese të gjimnazit Aleksandër Moisiu në Kavajë, me emrin Elona Bizhdili e cila njofton nxënësit në 5 minutëshin e pushimit mes orëve të mësimit, teksa ata ishin në klasë për aktivitetin me Ramen.
“Presionet i ben ne menyre te perditshme shefja e zyres Arsimore ne Kavaje Sonila Peza, ajo i merr me liste prezence mungesat e mesuesve ne cdo organizim partiak te PS”- denoncon PD-ja.
“Nesër në orën 16:30, zhvillohet një aktivitet i kryeministrit Edi Rama me të rinjtë, e gjithë shkolla do të përfaqësohet nga keshilli i nxenesve, me mësuesit e vet dhe nxënësit e çdo klase, nesër në takimin që organizohet…!”, këshillon mësuesja.DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/