Në Komisionin e Ekonomisë, Jorida Tabaku tha se projektbuxheti nuk ka të pasqyruar shqetësimin që kjo mazrhoancë deklaroi pak javë më parë që ka lidhje me krizën e energjisë elektrike. Ndërkohë që shohim një qeveri që nuk ka një plan të qartë për këtë krizë në energji që deklaron. Tabaku u shpreh se qeveria nuk është treguar e përgjegjshme sidomos në fushën e Detyrimeve të Prapambetura të cilat shkojnë në vlerën e 1 mld lekëve.
“Shpenzimet e vitit 2022 do të jenë më shumë se sa 27% e PBB që është vlera më e lartë në mbi 20 vite. Por kjo rritje do të shkojë për PPP-të të cilat do t’i kushtojnë buxhetit thuajse 2 mld euro. Shpenzimet kapitale janë 58 mln euro dhe këtu nuk është përfshirë rindërtimi dhe kanë një rënie me 10% në raport me vitin 2021.”
Tabaku më tej shtoi se buxheti i shtetit është i dedikuar për shpenzimet e PPP-ve. Më tej ajo rreshtoi disa prej koncesioneve dhe PPP-ve.
1. Rruga Milot-Fier (pjesë e autostradës Adriatiko Joniane që në vendet e tjera financohet nga BE dhe në Shqipëri nga buxheti) 178 mld lekë (1.4 mld Euro)
Kosto e kësaj rruge është 18 mln euro/km ndërkohë që mesatarja e vendeve të BE është 9.3 mln euro/km (burimi Eurostat). Rruga në fjalë do jetë e gjatë 115 km dhe ka 62 km ekzistuese dhe vetëm 53 km që do të ndërtohen rishtazi. Tani si ka mundësi që kjo rrugë që jepet me PPP ka një kosto që është 2 fish më e lartë se sa kostot e ndërtimit të rrugëve në BE?
2. Kolaudimi i Automjeteve (rishpallje) me vlerë 20.2 mld lekë (163 mln Euro)
3. Triport Vlorë me vlerë 5.6 mld lekë (45.6 mln Euro)
4. Siguria rrugore me vlerë 5 mld lekë (45 mln Euro)
5. Infrastruktura brenda qytetit të Elbasanit 882 mln lekë (6.7 mln euro)
6. Shërbimi i infrastrukturës së çelësave publikë që kanë lidhje me PPP të Fiskalizimit me vlerë 208 mln lekë (1.69 mln euro).
Ky koncesion është i lidhur me skemë të qartë tek Fiskalizimi. Qeveria futi me detyrim përcaktim bizneset në fiskalizimit, sipas kontabilistëve dhe sipas bizneseve shumica e tyre nuk kanë marrë akoma fiskalizimit. Qeveria ka parashikuar që të prodhojë certifikatën elektronike dhe çelësin Token përmes një skeme PPP ku është i përfshirë dhe AKSHI.
Kjo përpos se një rritje e kostos për bizneset ngre dhe një shqetësim tjetër atë të sigurisë së biznesit nga mosndërhyrja e një pale të tretë. Kosto vjetore aktuale e kësaj pajisje është 4000 lekë dhe me gjasë kjo kosto do të rritet edhe pse teknologjia ka avancuar.
7. Ndërtimi dhe operimi i aeroportit të Sarandës me vlerë 4.2 mld lekë (34.2 mln euro)
Deputetja Tabaku u shpreh se FMN i kërkon qeverisë që të manaxhojë më mirë shpenzimet dhe se qeveria duhet të shohë PPP-të duke i frenuar ndërsa qeveria vazhdonë të rrisë përqindjen e shpenzimeve për PPP-të. Raporti i FMN ishte dhe mbetet i qartë për qeverinë “shmangni shpenzimet inefiçente”
Vlera totale e koncesioneve bashkë me 7 koncesioneve të reja kapin vlerë e 851 mld lekë (8 mld USD ose 6 mld euro) apo sa 45.6% e PBB-së. Zgjerimi nga këto kontrata është me 11.3% në raport me vitin aktual.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/