Berisha në Kamzë: “Beqir Balluku nuk ka vjedhur gjë sa po vjedh...

Berisha në Kamzë: “Beqir Balluku nuk ka vjedhur gjë sa po vjedh mbesa, Belinda”

82
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me entusiazëm sot nga simpatizantë të shumtë në foltoren në Kamëz.

Ndër të tjera, Sali Berisha gjatë fjalës në foltore me demokratët në Kamzë e vuri theksin tek abuzimet e qeverisë me paratë publike.

Beqir Balluku nuk ka vjedhur asnjë të 1/10 sesa mbesa e saj e cila në mënyrë kriminale shpall tendera për Unazën e Madhe shpall dyfishin e çmimit të tunelit të Krrabës 20 milionë euro km kurse e krrabës nuk ka kushtuar as 14 milionë euro.

Kjo qeveri ka për simbol Arben Ahmetin hajdutin më profesionit të të gjitha kohërave, Edi Rama nuk i nxjerr në televizor sepse në cdo fjalë i vjen era vjedhje.

Por ministrja e kulturës, shiti serbëve lahutën e çiftelisë ja dha serbëve. Del dhe i shkruan se i ka mbaruar koha Neritan Cekës i cili ka 100 vite bashkë me të atin në albanologji. E vërteta është se sot është e haleve dhe hajdutëve. Kjo është qeveria e cila ka bërë gjithçka për varfërimin e shqiptarëve për dy qëllim, të varfrit sundohen më kollaj dhe të përzërë rininë nga Shqipëria, shqiptarët zënë vendin e parë në Europë për largimin nga vendi mbi 520 mijë janë larguar por foltorja e ka rikthyer shpresën për të përmbysur regjimin”, tha Berisha.

Në vijim Berisha sulmoi ashpër “Ligjin për adoptimin e fëmijëve” nga prindër të së njëjtës gjini që sipas tij inkurajon trafikimin.

Berisha: Demokratë të Kamzës dhe Paskuqanit, qytetarë të 2 bashkive të mëdha të vendit, përulem sot për mbështetjen e jashtzakonshme që I keni dhënë këto dekada PD dhe demokracisë shqiptare.

Pamjet e sotme me ato të 30 viteve më parë, janë 2 botë, një botë e ngritur me sakrificat e prindërve tuaj. Vij sot me kënaqësi të vecantë sepse sërish mbarë demokratët e Paskuqanit dhe Kamzës janë në një mision të ri. Foltorja është në uraganin e madh të shpresave të shqiptarëve.

Ne qëndrojmë fuqishëm prapa një kauzë e cila është themelore për lirinë. Pa pluralizëm të vërtëtë politik nuk ka liri.

Rikthimi I partisë Demokratike në vlerat e Partisë Konservatore.

Pyeteni veten pse 30% e motrave dhe vëllezërve nuk dalin në votime, janë braktisur vlerat në të cilat besojnë dhe na presin ne ti rikthejme.

Mafia më e rrezikshme e planetit e kryesuar nga Soros u vërsul mbi të djathtën shqiptare, ai nuk është një amerikan, është armik, ai me bilionat e tij punon ditë e natë për të shkatërruar vlerat e konservatorizmit.

PD do rikthehet më e fuqishmë se kurrë në 30 vite. Vlerat që ne besojmë janë më të rrezikuara se kurrë, ne besojmë në familje dhe Edvin Kristaq Rama po kërkon ta shkatërrojë dhe ka cuar në parlament ligjin e adoptimit por ti besosh fëmijën atij që është krejt I vetem në kushtet kur je narkoshtet ato do të bëhen objekt trafikimi.
Save the Children ka raportuar se fëmijet tanë janë 100 herë më të rrezikuar se ata në Kosovë, most ë flas për vendet e tjera.

Ky do të miratojë ligjin de fakto të trafikimit të fëmijëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY