Monopol i ri në kolaudimin e makinave, 30-60 mijë lekë te reja

Monopol i ri në kolaudimin e makinave, 30-60 mijë lekë te reja

82
0
Shares

Pas një vendimi që ka marrë ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, një tjetër situatë monopol është krijuar në tregun e koalidimit të makinave.

Kësaj herë monopoli është segmentuar tek një grup i madh makinash që bëjnë transportin e produkteve ushqimore. Një firmë e vetme ka marrë të drejtat për të bërë kontrollin teknik të tyre, por këtë herë pa tender, por vetëm me një urdhër të ish-ministrit të transporteve Edmond Haxhinasto. Me anë të kësaj shkrese, në datën 3 gusht 2016, Ministri ka urdhëruar emërimin e një kompanie të vetme për të bërë këtë kontroll, shkruan vizion plus.

Çmimet që ka vënë kjo firmë variojnë nga 30 deri në 60 mijë lek të rinj për një mjet të vetëm, në një kohë që një firmë mund të ketë mesatarisht 10 deri në 15 të tilla. Ky vendim ka shetqsuar kompanitë ushqimore shumë prej të cilave kanë të pamundur të paguajnë cmimet e kripura. Shoqata e shqiptare e industrisë së ushqimit, i ka nisur dhe një letër ministrisë ku i kërkon liberalizmin e këtij tregu me më shumë se një kompani, në mënyrë që të ulen tarifat, ndërsa nga ana tjetër i kujton se janë shkelur rregullat pasi ky lloj kolaudimi ligjërisht duhet vetëm për mjetet që ekspertojnë produkte jashtë.

Për automjetet e tipit ATP, duhet të kryhet një lloj kontrolli teknik i veçantë nga shoqëria Shpresa.AL e vetmja që e ka këtë të drejtë, brenda datës 01.09.2016, pasi në të kundërt pas kësaj date këto automjete rrezikojnë penalizimin me gjoba që variojnë nga 30.000-80.000 lekë. Thënë këtë, drejtuesve të këtyre mjeteve u është dhënë nga një listë çmimesh në të cilën përcaktohen tarifat e kryerjes së këtij kontrolli sipas kategorive përkatëse të cilat variojnë nga 30.000- 60.000 lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY