Ndryshime të reja kanë ndodhur në komisariate të ndryshme në Policinë e Shtetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka emëruar Dashamir Bendo si shef i Operacionales në Tiranë.
Alfred Cenaj do të jetë shef komisariati në Elbasan në vend të Ermal Lila, i cili tashmë është emëruar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Kukës.
Pëllumb Kovashica emërohet shef komisariati në Peqin në vend të Oltion Agolli, që tashmë do të mbajë postin e shefit të komisariatit në Pogradec.
Hajri Kushe ishte zv.drejtor për hetimin e krimit në Policinë e Kukësit, emërohet në të njëjtin post në Shkodër.
Bujar Laze emërohet shef komisariati në Korçë ndërsa Vilson Bala, nga shef komisariati në Bulqizë, emërohet shef komisariati në Durrës.
Aliosha Broka ikën nga shef komisariati në Vorë, emërohet specialist në drejtorinë e standardeve profesionale. Vendin e tij në Vorë e zë Kreshnik Gjecka. A.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/