Rama, link denoncimi direkt tek Ulsi Manja, por për Ulsiun cili...

Rama, link denoncimi direkt tek Ulsi Manja, por për Ulsiun cili është linku

53
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka publikua një link përmes të cilit qytetarët mund të denoncojnë institucionin e Kadastrës, duke pranuar në këtë mënyrë dështimin me kontrollin.

Rama thotë se dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.

Por Rama nuk ka parashikuar mundësi për të denoncuar Manjën kur ky nuk do të luaj gishtin për denoncimet përmes linkut.

Postimi i Ramës:

Revolucioni Digjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën

Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.

“Denonco Kadastrën” këtu www.shqiperiaqeduam.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY