VIDEO/ Bllokuan autostradën për gara me makina, kush e kishte menduar këtë...

VIDEO/ Bllokuan autostradën për gara me makina, kush e kishte menduar këtë absurd në mes të ditës

420
0
Shares

Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe procedojnë penalisht dhe administrativisht njërin nga drejtuesit e mjeteve, i cili ishte organizatori i garës dhe shpallin alert mjetin tjetër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe automjetin në pronësi të E. K., i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera, duke prishur rendin e qetësinë publike dhe duke organizuar grumbullime të njerëzve, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masa administrative 150.000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY