10 call center në Tiranë nën hetim nga SPAK, mashtruan klientë në...

10 call center në Tiranë nën hetim nga SPAK, mashtruan klientë në Gjermani e Hollandë: Blini kriptomonedha, investoni në bursë etj

139
0
Shares

Strukturat e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë nisur hetime për të paktën 10 call center që operojnë më Tiranë me akuzën e mashtrimit.

Ato dyshohet se kanë mashtruar me shuma të mëdha një numër të konsiderueshëm qytetarësh të Bashkimit Evropian.

Hetimet e SPAK erdhën pas kërkesave nga autoritetet gjermane dhe holandeze, pas ankesave nga qytetarët e tyre.

Fillimisht hetimet nisën nga këto shtete, ku pas verifikimeve është zbuluar se qytetarët e tyre mashtroheshin nga kompani me IP me qendër në Shqipëri.

Sipas burimeve të rezervuar nga SPAK mësohet se shoqëritë e vënë nën hetim janë call-center bursash, punonjësit e të cilëve telefonojnë qytetarë të këtyre shteteve duke iu premtuar se nëse investonin shuma të mëdha në bursë apo në kriptomonedha do të siguronin fitime të konsiderueshme.

Javën e kaluar drejtuesi i SPAK, Arben Kraja kreu një vizitë në Holandë, ku pati një takim me homologun e tij holandez.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY