SPAK merr të pandehur kryetarin e bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj

SPAK merr të pandehur kryetarin e bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj

142
0
Shares

SPAK mbyll hetimet dhe e dërgon në gjykatë çështjen ndaj kryetarit socialist të bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Ai akuzohet për falsifikim.

Detajet e SPAK:


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë,
më datë 07.09.2021, ka regjistruar procediminpenal me Nr.236/2021, në ngarkim të shtetasit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, si i dyshuar për veprënpenale Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim është konkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhejanë përfunduar hetimet.

Sot me datë 01.11.2021 nga Prokuroria e Posaçme është dërguar kërkesa për gjykimin e çështjes pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarTiranë, në ngarkim të të pandehurit Qerim Ismailaj, me funksionKryetar i Bashkisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY