“Dëmshpërblim të plotë për pronën”, Agron Gjekmarkaj mbështet protestên e banorëve tek...

“Dëmshpërblim të plotë për pronën”, Agron Gjekmarkaj mbështet protestên e banorëve tek 5 Maji

62
0
Shares

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj u takua paraditen e sotme me Banorët e zonës “5 maji” në kryeqytet, në mbështetje të protestës së tyre kundër prishjes së banesave pa dëmshpërblim sipas ligjit dhe Kushtetutës.

Z. Gjekmarkaj theksoi se shteti duhet të zbatojë ligjin dhe të mos lërë në mes të rrugës qindra familje. Ai u bëri thirrje banorëve të protestojnë dhe të jenë bashkë për të protestuar në mbrojtje të pronës së tyre.

“Ne jemi të vetëdijshëm që në 30 vite pothuajse e gjithë Shqipëria është ndërtuar pa leje dhe ka patur detyrimin shteti në atë kohë nëse e gjykonte se janë ndërtime të paligjshme. Sot ato janë ndërtime të ligjshme, sepse është investimi i gjithë jetës që këta banorë kanë. Në momentin kur i prish shtëpinë tjetrit e nxjerr në rrugë, e ke shkatërruar për gjithë jetën, i ke shkatërruar ekonominë, i ke shkatërruar të ardhmen, perspektivën e fëmijëve, përspektivën shëndetësore, mendore dhe shpirtërore. Nqse shteti për arsye madhore mendon që duhet të shpronësojë banorët dhe t’u prishë shtëptë, duhet t’u bëjë një kontratë të ndershme që t’i dshperblejw sipas kritereve ndërkombëtare duke respektuar pronën, dinjitetin dhe sakrificat që ata kanë bërë në 30 vite.

Pyetje: në këto kushte klur bashkia nuk na një reagim dhe banorët protestojnë, mendoni që institucionet duhej të kishin reaguar?

Agron Gjekmarkaj: Nuk kemi institucione në Shqipëri fatkeqësisht, kemi vetëm një sulltan që është Edi Rama. Institucioni i vetëm është kryeministri dhe të gjitha institucionet e tjera janë shërbëtorë të tij. Ato marrin urdhër prej tij. Ato nuk zbatojnë ligjin. Presin kur t’u bjerë telefoni nga kryeministri, nga zyra e tij ndaj jemi në këtë pikë. Ky është një plan djallzor. Jam këtu si qytetar për t’i mbështetur në shqetësimin e madh dhe jetik që ata kanë. Kjo është një kauzë qytetare. Është plan jo me një pikë, por me 30 pika. Bëhet fjalë që s’do jenë 30 apo 40 familje por mund të jenë rreth 1 mijë familje që preken nga kjo hata urbanistike. Duhet të jemi të gjithë kompakt që t’i kërkojnë shtetit t’u mbrohet shtëpia, pasuria, dinjiteti dhe e ardhmja e fëmijëve të tyre. E kanë këtë të drejtë dhe të protestojnë çdo ditë. Opozita është në mbështetje për të asistuar për të qenë pranë tyre në çdo çast”, tha Gjekmarkaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY