Fatmir Mediu apelon në Gjykatën e Lartë rikthimin e hetimit për Gërdecin

Fatmir Mediu apelon në Gjykatën e Lartë rikthimin e hetimit për Gërdecin

72
0
Shares

Avokati i ish ministrit Fatmir Mediu dorëzoi sot rekursin në Gjykatën e Lartë duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit të tij.

Avokati Ardian Visha argumenton se vendimi është antikushtetues pasi cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

Më tej, mbrojtja Mediut argumenton se vendimi është i cenueshëm, sa kohë një gjykatë e një shkalle më të vogël ka prishur një vendim të Gjykatës së Lartë.

Për më tej ndjekja penale për  rastin është e parashkruar për shkak të viteve. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY