Detaje të reja nga vrasja në Laç, si u qëllua ish polici...

Detaje të reja nga vrasja në Laç, si u qëllua ish polici dhe lidhja me atentatin ndaj të birit. Një autor ishte i pamaskuar

312
0
Shares

Ish polici 60-vjeçar Xhelal Reçi është ekzekutuar pranë bizneseve që ai zotëron, një butik dhe një bar kafe që ndodhen në qendër të qytetit të Laçit.

Ai është qëlluar sapo ka zbritur nga makina “Benz” dhe ishte drejtuar për të hapur biznesin. Në momentin që është shtënë me armë, ai ka tentuar të largohet mes dy objekteve. Burime nga vendngjarja bënë të ditur se një nga atentatorët ka qënë i pamaskuar.

Në afërsi të lumit pranë qytetit është gjetur dhe një makinë e djegur e tipit “Toyota” që dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në qytetin e Laçit, në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve. Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, bën me dije policia në një njoftim të dytë për mediat.

Lidhur me pistat e atentatit po hetohet kryesisht për një atentat që iu bë të birit një vit më parë. Mësohet se viktima ishte babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë një atentat i dështuar në aksin që lidh Shëngjinin me Lezhën, ku ishte duke udhëtuar bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten.

Dy persona me motor e ndoqën Besnik Reçin për kilometra të tëra ndërkohë që ai u nis me automjet në drejtim të Shkodrës.

Tre plumba qëlluan mbi makinën që udhëtonte Besnik Reçi, por për fat të mirë, nuk mbeti i lënduar askush. Pasi vuri re atentatorët, Reçi devijoi me makinë në trotuar dhe arriti tiu shpëtojë plumbave. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY