Genc Pollo: Alarmante vota e opozitës për borxhin, deputeti i PD gënjeu

Genc Pollo: Alarmante vota e opozitës për borxhin, deputeti i PD gënjeu

159
0
Shares
genc pollo

Ish deputeti Genc Pollo thotë se abstenimi dhe jo kundërshtimi i borxhit në parlament nga opozita është alarmante. Ai thotë se kundër borxhit komercial janë edhe institucionet ndërkombëtare si FMN, BB etj.

Komenti i Pollos:

Pamundësia e PD zyrtare për të votuar kundra rritjes së borxhit publik nga qeveria Rama është alarmuese.
PD në tetë vite opozitë ka kritikuar me të drejtë borxhimin publik përtej nivelit 63% të v. 2013.
PD në tetë vite opozitë me shumë të drejtë ka denoncuar se paratë e huave shtetërore janë derdhur kryesisht në PPP abuzive e korruptive.
Fondi Monetar Ndërkombëtar e Komisioni Europian vazhdimisht kanë shprehur shqetësim për rritjen e borxhit publik e për mos-transparencën e PPP-ve.
Këtu nuk flitet për kredi të buta nga banka zhvillimore si p.sh. Banka Botërore të cilat opozita i ka mbështetur, por për kredi puro komerciale.
Prandaj shpjegimi i votës nga një deputet i PD se “votuam në linjë me partnerët ndërkombëtarë” është i gënjeshtërt e i padenjë.
I gënjeshtërt siç shpejguam më lart.
I padenjë pasi deputetët duhet të venë të parin interesin publik të shqiptarëve përkundrejt kujtdo mbi tokë që u këshillon të kundërtën
GP

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY