Biznesi i vogël ul qepenat të dielën. Ja orët kur zhvillohet greva

Biznesi i vogël ul qepenat të dielën. Ja orët kur zhvillohet greva

51
0
Shares

Të dielën nga ora 10:00 deri në 11:00 tregjet në Tiranë do mbyllin qepenët, në shenjë proteste kundër implementimit të sistemit të ri të fiskalizimit, njoftoi nga kryetari i shoqatës së biznesit të vogël dhe mesëm, Bujar Muço.

Kostoja e implementimit të sistemit të ri të fiskalizimit është e papërballueshme, ndaj biznesi i vogël kërkon prej qeverisë që ta anulojë projektin.

“Fikslaimi është me kosto shumë të lartë, është një sistem i ndërlikuar në teknikë për tu përdorur nga biznesi i vogël dhe i mesëm. 500 euro deri në 1500 euro për marrjen e sistemit. Teknologjia është e komplikuar” tha ai.

Ulja e qepenave do të jetë vetëm hapi i parë sikur lajmëroi kreu i shoqatës. “Nëse nuk do të ketë reflektim, ne do ta përshkallëzojmë me bllokim rrugësh dhe me greva urie”. r.e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY